FOTOT/ Basha mesazh një ditë pas protestës: Beteja që kemi nisur…
Kreu i PD-se, Lulzim Basha teksa poston një galeri fotosh nga protesta e djeshme para Parlamentit, thekson se “Beteja e nisur për një Shqipëri si gjithë Europa është pa kthim!”.
Sipas Bashes, kjo betejë do të përfundojë me shporrjen e kësaj qeverie të krimit dhe me triumfin e shqiptarëve!
Beteja që kemi nisur për një Shqipëri si gjithë Europa është pa kthim! Kjo betejë do të përfundojë me shporrjen e kësaj qeverie të krimit dhe me triumfin e shqiptarëve!
Udhëtimi ynë drejt Europës është i dhimbshëm dhe kalon përmes sakrificash, por ky udhëtim është shpëtimi ynë, është çlirimi nga e keqja që i ka zënë frymën shoqërisë, është rruga e sigurtë drejt mirëqënies për njerëzit!









Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



