E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTOT e ambasadorit të BE në Tiranë Silvio Gonzato, mbrojtës i flaktë i të drejtave të komunitetit  LGBTQ
Lajme

FOTOT e ambasadorit të BE në Tiranë Silvio Gonzato, mbrojtës i flaktë i të drejtave të komunitetit LGBTQ

Bashkimi Europian ka emëruar Silvio Gonzato si ambasador në Tiranë.

 Gonzato zëvendëson në këtë detyrë Luigi Sorecën, pasi ky i fundit  u rikthye në Tiranë për 3 muaj si ambasador i përkohshëm i BE në Shqipëri, pas largimit të Christine Hohmann.

Përfaqësuesi i lartë i BE, Josep Borrell njoftoi emërimin e Gonzatos në krye të delegacionit të BE-së në vendin tonë.

Gonzato është një emër i spikatur në diplomacinë europiane.

Po ashtu ai është pjesë e komunitetit LGBTQ, ku shpesh ka marrë pjesë në protesta për mbrojtjen e të drejtave të këtij komuniteti.

Keto janë   disa foto të ambasadorit të ri të BE në Tiranë duke udhëhequr protestat dhe disa me partnerin e tij.

Gonzato ka shërbyer më parë si zëvendës ambasador i BE-së në Kombet e Bashkuara në Nju Jork.

Ai ka shërbyer edhe si drejtor për marrëdhëniet ndërinstitucionale, koordinimin e politikave dhe diplomacinë publike në shërbimin diplomatik të Bashkimit Europian.

Gonzato e ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij (trembëdhjetë vjet) duke punuar në Sekretariate të ndryshme të Komitetit, duke mbuluar politikat e brendshme dhe të jashtme. Përgjegjësitë e tij përfshinin këshillimin e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme lidhur me organizimin e aktiviteteve të Komisionit, kontaktet me institucionet e tjera të BE-së, marrëdhëniet me Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm dhe kontaktet me misionet diplomatike në Bruksel.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.