E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTOT e autorit dhe viktimës në Ndroq
Lajme

FOTOT e autorit dhe viktimës në Ndroq

Personi që shihni në foto është Julian Gjoshi, 27-vjeçari i cili ekzekutoi me armë zjarri pasditen e kësaj të diele 50-vjeçarin, Alfred Dedja.

Ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha, i cili në llogarinë e tij në “Facebook”, ka publikuar foton e së riut i cili i mori jetën, 50-vjeçarit Dedja ose i njohur ndryshe me pseudonimin “Daku”.

Sakaq, burime për mediat bëjnë me dije se “Daku” dhe i riu kishin njohje të hershme pasi vite më parë 50-vjeçari ka qenë menaxher tek “Golden Resort”, i cili është në pronësi të Altin Hajrit, kunatit të 27-vjeçarit.

Julian Gjoshi, autori i dyshuar i krimit

Të dy kishin njohje të hershme me njëri-tjetrin, dhe dyshohet se një prej pistave të vrasjes mund të jetë ajo e prishjes së pazareve të drogës.

Por kjo nuk është pista e vetme. Ngjarja bëhet edhe më komplekse për shkak të lidhjeve të tyre. Vrasësi, Julian Gjoshi është kunati i Altin Hajrit, një prej emrave të njohur të krimit në vend, i shpallur në kërkim nga SPAK për një sërë ngjarjesh kriminale. Ndërsa viktima, Alfred Derja më herët kishte punuar si menaxher në kompleksin “Golden” në Shijak. Një hotel luksoz që më herët ka qenë në shënjestër të “OFL”-së, ku dyshohet se u ekzekutua pas rrëmbimit Jan Prenga.

Sipas dëshmive paraprake, Alfred Dedja ka shkuar ta takonte e ta përqafonte pasi e ka parë në lokal Gjoshin, por ky i fundit ka nxjerrë pistoletën dhe e ka ekzekutuar.

Një pistoletë raportohet se është gjetur edhe në trupin e viktimës. Ndërsa policia nuk ka rënë ende në gjurmët e autorit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.