E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTOT/E  investigoi  emisioni “Boom”, Gjykata e Apelit liron nga burgu invalidin  68-vjeçar
Lajme

FOTOT/E investigoi emisioni “Boom”, Gjykata e Apelit liron nga burgu invalidin 68-vjeçar

Gjykata e Apelit në Tiranë lë të lirë 68-vjeçarin Sabri Haka mbi të cilin rëndonte akuza e ‘trafikimit të lëndëve narkotike’. Lirimi i tij erdhi pas investigimit të emisionit  ‘Boom’.

Arrestimi dhe masa e sigurisë me 45 ditë burg për invalidin nga Nikla u bë me pretendimin se te shtëpia, të cilën e ka braktisur para 20 vitesh është gjetur një sasi lënde narkotike. Djali i të moshuarit solli fakte se kjo shtëpi e braktisur pa dyer e pa dritare nuk ishte në pronësi të tyre por rezultonte tokë shtet.

Dëshmi të rreme u dokumentuan gjatë procesit gjyqësor në Krujë ku në vendimin e gjykatës thuhej se avokati ishte dakord për sa i takon vlerësimit të ligjshëm të arrestit në flagrance të klientit, ndërsa avokati e mohoi këtë fakt pasi 68-vjeçari është marrë në ambientet e shtëpisë se tij jo në vendngjarje.

Edhe pse prokurori  e etiketon median si ‘llumi i kazanit”, faktet  ishin më kokëforta se arroganca e prokurorit të çështjes dhe për këtë arsye Gjykata e Apelit ne Tiranë la të lire të  moshuarin nga Nikla.

68-vjeçari invalid  u kthye  pranë familjes, ku e prisnin me krahë hapur  plot 10 nipër e mbesa.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.