FOTOT/ Efektivët vendosen brenda xhamisë në afërsi të PD-së, vjen reagimi nga Kuvendi i Berishës: Mjaftojnë dy roje
TIRANË – Ndërsa në stadiumin “Air Albania” po mbahet Kuvendi i PD i thirrur nga Sali Berisha, pranë selisë blu ka shtim të forcave të policisë.
Siç mund ta shihni në fotot e mëposhtme, disa efektivë janë futur edhe në ambientet e brendshme të xhamisë.
Pas shtimit të forcave të policisë ka ardhur edhe një reagim i fortë nga mbështetësit e Sali Berishës.
Nga Kuvendi Kombëtar i PD-së, kryetari i Komisionit që drejton punimet e këtij Kuvendi, Belind Këlliçi u shpreh se ky është një provokim i ulët dhe se mjafton vetëm dy rojet në PD për ta mbrojtur selinë.
“Nuk ka nevojë ta mbrojë policia selinë e Partisë demokratike, mjaftojnë dy rojet, Papi dhe Iliri që ta mbrojnë atë seli. PD është e demokratëve, le t’i lënë këto provokime të ulëta sepse nuk shërbejnë për asgjë”, tha ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



