FOTOT/ Erdogan pritet nga kryeministri
Marrëveshjet që do nënshkruhen
Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të enjte në Kryeministri presidentin e Turqisë Rexhep Tajip Erdogan.
Rama e ka pritur ngrohtë kreun e shtetit të Turqisë, me shtrëngime duarsh dhe përqafime.
Kreu i qeverisë shqiptare po zhvillon një bisedë “Tet a tetë” me presidentin turk, ndërsa më vonë gjatë ditës pritet një deklaratë për mediat e përbashkët.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ndodhet në Shqipëri, pasi do të inaugurojë Xhaminë e Namazgjasë.
Mësohet se pas takimit me kryeministrin Rama, do të nënshkruan disa marrëveshje mes Turqisë dhe Shqipërisë.
1. Deklarata e synimit mbi bashkëpunimin në fushën e sigurimeve në bujqësi të mbështetur nga shteti midis Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë të Republikës së Turqisë.
2. Protokoll ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Lartë të Arsimit të Republikës së Turqisë për Hapjen e Degës, Njësisë Akademike, Programeve të Studimit nga Universiteti Teknik i Stambollit në Shqipëri.
3. Memorandumin e Mirëkuptimit ndërmjet Agjencisë për Media dhe Informim të Republikës së Shqipërisë dhe Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës së Republikës së Turqisë për bashkëpunim në fushën e marrëdhënieve me publikun dhe komunikimin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



