E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTOT/ Ky është Rexhep Rraja, djali i deputetit të PS-së që u arrestua sot
Lajme

FOTOT/ Ky është Rexhep Rraja, djali i deputetit të PS-së që u arrestua sot

Denoncimet e bëra nga Xhisela Maloku e më pas dëshmia e ish-nënkomisarit Emiljano Nuhut, kanë çuar në pranga djalin e deputetit socialist Rexhep Rraja. 

Ai u vu në pranga nga policia në zbatim të një urdhër-arresti nga Prokuroria e Krujës për akuzat e dhunës dhe përndjekjes.

Xhisela ka denoncuar për përdhunim dhe dhunim fizik, ish-të dashurin e saj, djalin e deputetit socialit Rrahman Rraja, i cili sipas saj, pak kohë më parë, e ka marrë me forcë në makinë, e ka çuar në hotel dhe aty e ka dhunuar duke i drejtuar edhe armën.

Por kush është Rexhep Rraja, djali i Rrahman Rraja?

Në rrjetet sociale ai shihet teksa poston foto me të atin, tregon makina luksoze si dhe jetën që bën. Më herët, në një profil në Facebook, shihen foto të postuara në vitin 2010, kur ai ishte i mitur, teksa tregon armë, fishekë, tufa eurosh, si dhe hashash.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.