E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTOT/ Lulzim Basha iu bashkohet qytetarëve: Luftojmë për fëmijët tuaj
Lajme

FOTOT/ Lulzim Basha iu bashkohet qytetarëve: Luftojmë për fëmijët tuaj

Sot pasdite, banorët e Unazës së Re kanë paralajmëruar një tjetër protestë kundër prishjes së banesave të tyre. Kësaj proteste të banorëve iu është bashkuar edhe kreu demokrat Lulzim Basha. 

Ndërsa, në vendngjarje ka shumë forca policie, ashtu sikundër ka pasur prezentë të shtuar policore në këtë zonë gjatë protestave të fundit. Kujtojmë se policia ka arrestuar disa protestues, ndërsa disa prej tyre po mbahen në burg, nën akuzat se kanë bllokuar rrugën.

 

“Qindra vogëlushë janë nën terror psikologjik. Shikoni këta qindra policë reth nesh. Janë në kushte të vështira, por në vend që ti shërbejnë ligjit, po i shërbejnë një hajduti psiqik. Drejtësia e kapur dhe e korruptuar nuk ka filluar hetimet për Edi Ramën, që përmes parave të drogës shkeli ligjet amerikane.

Luftojmë për fëmijët tuaj, për shenjtërinë e pronës, për kushtetutë e ligj”, u shpreh Basha ndër të tjera.

basha

 Tirana3Tirana4
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.