E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTOT/ Meta shtrëngim duarsh me Clinton: Mirënjohje përjetë SHBA-së
Lajme

FOTOT/ Meta shtrëngim duarsh me Clinton: Mirënjohje përjetë SHBA-së

Presidenti i Shqiperisë, Ilir Meta ka qene sot pjese e ceremonisë së zhvilluar në Prishtinë për nder te 20 vjetorit te futjes se trupave te NATO-s ne Kosove. 

meta+clinton

 

Në prani të krerëve më të lartë të shtetit të Kosovës, si dhe të ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Klinton, ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, me të cilët u takua përzemërsisht, Kreu i Shtetit shqiptar mori pjesë në tubimin madhështor të zhvilluar në sheshin qendror të Prishtinës, që mban emrin e Heroit tonë Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

Gjatë këtyre ceremonive shtetërore, u përkujtua me madhështi 20-vjetori historik i hyrjes së trupave të Aleancës së Atlantikut Verior në Kosovë, duke i dhënë fund genocidit të makinerisë ushtarake të Millosheviçit dhe spastrimit etnik, si dhe duke u dhuruar qytetarëve të Kosovës lirinë e shumëpritur.

Gjatë këtyre aktiviteteve, Presidenti Meta,  u takua përzemërsisht me qytetarë të shumtë të Prishtinës, të cilët i uroi për këtë të ditë të shënuar për mbarë kombin shqiptar.

“Gëzuar 20-vjetorin e lirisë Kosovë🇽🇰 e dashur! Falënderim dhe mirënjohje përjetë SHBA🇺🇸, NATO-s dhe Presidentit Klinton!”- shkruan Meta ne profilin e tij ne FB, teksa ndan me ndjekesit e tij, nje album fotosh nga takimet e sotme.

meta clintonmeta clinton1meta mesicmeta+clintonmeta1meta2meta3

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.