Fotot nga takimi i kryeministrit në zyrën e sekretarit të DASH
Kryeministri Edi Rama në një intervistë për Zërin e Amerikës zbuloi detaje nga takimi me sekretarin amerikan te Shtetit Antony Blinken.
Ishte Blinken ai që në fillim e falenderoi kryeministrin për ndihmën që Shqipëria ka dhënë për strehimin e afganëve pas luftës në Afganistan, ndërsa Rama theksoi se miqësia me SHBA është shumë e çmuar për shqiptarët.
Pjesë nga biseda
Blinken: Ajo që keni bërë më afganët është një bujari e madhe, siç thashë dhe ne këshillin e sigurimit të OKB është shumë mirë që jeni këtu.
Rama: Është nder të jesh këtu, po ju takojmë në 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike, kjo është një miqësi e shtrenjtë për ne , do të bëjmë çmos që ta ruajmë atë.
Më pas kryeministri Edi Rama tregoi në një intervistë për Zërin e Amerikës se me Blinken folën për një sërë temash, përfshirë dhe situatën Ukrainë, për të cilin tha se padyshim vendim marrja i takon SHBA.



Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



