Fotot/ “Për ty Redona të kam dashuri”, “më detyruan”, mesazhet në fletë e votimit
Veç numrit të ulët të pjesëmarrësve, në votimet e 30 qershorit, u vu re dhe një numër i madh votash të pavlefshme, ku shumë prej tyre duket të jenë djegur qëllimisht nga votuesit.
Nga shprehja e dashurisë, e deri tek revolta politike, votuesit kanë zgjedhur mesazhe pikante në fletët që kanë hedhur në kutitë e votimit, mesazhe të cilat janë bërë virale më pas në rrjet.
Kjo djegie e qëllimshme e votës, kanë ardhur si rezultat i zgjedhësve të pakënaqur nga palët, por mbi të gjitha nga zgjedhjet me vetëm 1 kandidat.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco









