E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTOT/ Ruhuni  nga ky mashtrues ordiner, kërkon para për vende pune, thirrje Policisë për ta hetuar
Lajme

FOTOT/ Ruhuni nga ky mashtrues ordiner, kërkon para për vende pune, thirrje Policisë për ta hetuar

Fatjon-Latifi

Prej disa muajsh pranë redaksisë së Gazetës “Panorama” janë paraqitur disa të rinj të cilët janë mashtruar nga personi në fotografi.

Fatjon Latifi, personi që shihni në foto prezantohet si përfaqësues i Gazetës Panorama dhe mashtron studentet dhe të rinjtë, duke i premtuar vende pune në këmbim të parave.  Nga personat që janë paraqitur pranë redaksisë, kanë pohuar se kanë paguar nga 5 mijë deri në 10 mijë lekë të reja në këmbim të vendeve të punës si redaktor apo gazetar.

 

Deri më tani stafi i gazetës i ka adresuar qytetarët e mashtruar drejtë organeve të policisë, por duke qenë se ky individ vazhdon të mashtrojë dhe të dëmtojë imazhin tonë, Gazeta Panorama po e denoncon atë publikisht.

Gazeta Panorama distancohet nga ky individ, i cili nuk ka punuar kurrë në mediat tona dhe nuk ka lidhje fare me emrin e tonë.

Me këtë rast i bëjmë thirrje urgjente, Policisë së Shtetit të nisë hetime të menjëhershme ndaj këtij individi.

“Panorama” ka rregullat e saj strikte profesionale të rekrutimit të stafit dhe jo rastësisht është një nga kompanitë më të suksesshme në media.

Fatjon-Latifi5

Fatjon-Latifi2

Fatjon-Latifi6

Fatjon-Latifi2Fatjon-Latifi3Fatjon-Latifi4

Fatjon-Latifi1

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.