FOTOT/Shkolla Mazrek, Njësia 13 komuna Kashar, në kushte të mjerueshme

Ka startuar sot viti i ri shkollor për 296 mijë nxënës në Republikën e Shqipërisë, por sigurisht jo të gjithë mësojnë në kushte të barabarta. Pak kilometra larg Tiranës, në Mazrek, Njësia 13 komuna Kashar, ndodhet një shkollë për ciklin e ulët, e cila sipas qytetarëve ndodhet në kushte të mjerueshme.
Ndonëse nga jashtë mbahet nga ca mure të pa lyera, pak të plasaritura dhe me shumë kangjella, nga brenda është shumë më keq, as sa nuk konsiderohet një godinë e denjë për shkollim brezash. Epo, shteti le të flasë poshtë e lartë për arritje, por këto janë pamjet dhe imagjinoni që nuk është më e keqja që mund të shihni nga shkollat shqiptare.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



