E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fotot/ Si 30-vjeçari tentoi të mbulonte vrasjen e babait!
Lajme

Fotot/ Si 30-vjeçari tentoi të mbulonte vrasjen e babait!

Rreth 1 km larg banesës së familjes, pa mjet nga pusi ku Esmerald Balla hodhi trupi e pajetë të të atit së bashku me shokun e tij

Këto janë pamjet nga pusi ku Esmerald Balla, në bashkëpunim me shokun e tij Edison Brahaj, hodhi trupin e të atit pasi e vrau me pistoletë. Krimi i rëndë mendohet se ka ndodhur më 11 Gusht, ndërsa 30-vjeçari ka sajuar historinë se i ati ishte larguar me një grua tjetër së bashku me 75 mijë euro, para që u bënë “mollë sherri” mes baba e bir.

pus enver balla viktime kufome esmerald balla edison brahaj 5

Pusi ku trupi i viktimës u gjet ditën e djeshme (4 Gusht) ndodhet rreth 1 km larg banesës së familjes në fshatin Shënavlash të Durrësit.

pus enver balla viktime kufome esmerald balla edison brahaj 1

Autori i krimit pasi ka hedhur trupin e pajetë në pus ka fshirë çdo gjurmë që mund të çonin policinë tek ai.

Mësohet se 30-vjeçari ka pastruar dhe larë makinën, me të cilën transportoi trupin e babait të tij dhe ka fshirë pamjet nga kamerat e sigurisë që monitoronin banesën.

Para organeve hetimore, Esmerald Balla ka deklaruar se arma e përdour për të kryer vrasjen ishte e të atit. Viktima, Enver Balla mësohet është arrestuar dy herë për armëmbajtje pa leje, por ende policia nuk e ka vërtetuar se kujt i përkiste pistoleta.

Esmerald Balla ishte i papunë dhe merrej me bagëtitë që kishte familja e tij.

Ai jetonte me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tyre në një banesë me të atin dhe njerkën. Ndërsa nëna i ka vdekur 5 vite më parë.

pus enver balla viktime kufome esmerald balla edison brahaj 2pus enver balla viktime kufome esmerald balla edison brahaj 3pus enver balla viktime kufome esmerald balla edison brahaj 4pus enver balla viktime kufome esmerald balla edison brahaj (2)pus enver balla viktime kufome esmerald balla edison brahaj (1)pus enver balla viktime kufome esmerald balla edison brahaj (5)pus enver balla viktime kufome esmerald balla edison brahaj (4)pus enver balla viktime kufome esmerald balla edison brahaj (3)

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.