FOTOT-Si ndryshoi Lori Hoxha, pronarja e Top Channel nga operacionet plastike
Lori Hoxha, trashëgimtarja dhe pronarja e Top Channel është një emrat e vajzave të showbizit më të komentuara në mediat rozë, jo vetëm për luksin e shfrenuar në të cilin jeton, por edhe për ndryshimet drastike që ndër vite ka bërë në pamjen e saj.
Është shigjetuar me dhjetarë herë nga mediat për pamjen e saj, ku shpesh i janë vënë në dukje ekzagjërimet që ka pësuar nga operacionet plastike.
Për komentet e shumta që i liheshin në fotot e saj në rrjetet sociale, pronarja e Top Channel, shpesh zemërohej dhe iu kthehej shumë keq ndjekësve që në fund të fundit po thonin mendimin për një person publik dhe të njohur siç ishte Lori Hoxha. Në fakt ndryshimet e saj në pamje janë të dukshme.
Pamja e Lori Hoxhës vite më parë
Nga një vajzë e imët, tashmë Lorin nuk e dallojmë dot dhe nuk gjejmë ngjashmëri me atë të mëparshmen. Këtë mund të shihni përmes këtyre fotove të mëposhtme.
Pamja e Lori Hoxhës së fundmi
Lori Hoxha dikur
Mollëza të fryra, buzë të fryra, prerja e fytyrës, hunda, kjo është ajo që duket sot Lori Hoxha. Blogere, influencuese, dhe trashëgimtare e një televizioni, Lori Hoxha, është përfolur edhe si një nga vajzat më të pasura në Shqipëri, që rrethohet nga luksi i shfrenuar dhe jeta si një miliardere.
Lori Hoxha para dhe pas operacioneve
Lori Hoxha mund të themi pa frikë se ka shëtitur çdo cep të botës dhe vendet që shumë njerëz as në ëndrra nuk i kanë parë. Lorin e kemi parë kudo, në Dubai, SHBA, Francë, Greqi, Zvicër, Britani e Madhe, Maldives, NewYork, Los Angelos, Mykonos, Saint Tropez, Cap d’Antibes, Turqi, Paris e shumë vende të tjera.
“Vër gishtin në hartë” dhe atje mund të gjesh Lori Hoxhën. Por të gjitha këto mund t’i shihni në fotot e mëposhtme, të cilat nuk kanë nevojë për shumë fjalë pasi luksi flet vetë./ CNA
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



