FOTOT/ Zjarr i madh pranë Bashkisë në Elbasan
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në një banesë të braktisur në qendër të qytetit të Elbasanit, shumë pranë Bashkisë së qytetit.

Zjarri rrezikon të shkaktojë dëme në apartamentet e një pallati që gjendet ngjitur me banesën e braktisur, në një zonë tejet të banuar të qytetit.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë zjarrfikësit dhe policia, ndërsa momentalisht nuk jepet asnjë e dhënë mbi shkaqet e rënies së tij.




Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



