E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Franca po  përzë refugjatët shqiptarë që presin azil
Lajme

Franca po përzë refugjatët shqiptarë që presin azil

Policia franceze ka ndërmarrë një aksion për largimin e refugjatëve shqiptarë të vendosur në rrugët e Lionit. Aksioni nisi ditën e enjte në mëngjes, rreth orës 11:00.

Grup i shqiptarëve është vendosur për një vit në shesh, përballë arkivave të departamenteve. E ndërsa pas ankesave të qytetarëve për paraqitjen e problemeve të higjienës, kanalizimeve dhe shqetësimeve në lagje erdhi edhe aksioni i policisë.

Nga ana tjetër, një degë e Dalkia thotë se kampi pengon hapjen e punimeve lidhur me ngrohjen urbane të qytetit. Për këtë arsye, rreth 150 shqiptarëve u është kërkuar që të largohen prej andej. Por vetëm dy orë pas fillimit të ndërhyrjes së policisë, shqiptarët u kthyen për të vendosur përsëri çadrat e tyre.

Deklarata e ministrit të Brendshëm në Francë

Gjatë verës së këtij viti, më shumë se tre avione nga Franca me refugjatë shqiptarë janë kthyer në Shqipëri. Sipas Ministrit të Brendshëm francez, Gérard Collomb, këta emigrantë janë më së shumti persona që e kërkojnë azilin për arsye ekonomike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.