E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Francë/40-vjeçari shqiptar vritet me breshëri plumbash
Lajme

Francë/40-vjeçari shqiptar vritet me breshëri plumbash

Një shtetas shqiptar, 40-vjeçari Elis Alijaj, është ekzekutuar me breshëri plumbash në një lagje të qetë të zonës Ma Campagne, në Francë. Ngjarja e rëndë ndodhi kur viktima ndodhej në furgonin e tij, ku një person i armatosur hapi zjarr pa i lënë asnjë mundësi shpëtimi.

Dëshmitarët raportojnë se menjëherë pas krimit, një automjet tip monospace u largua me shpejtësi nga vendngjarja. Më vonë, ky automjet u gjet i djegur në një pyll në Jauldes, brenda të cilit autoritetet zbuluan një pistoletë-mitraloz.

Nga hetimet paraprake, rezulton se Alijaj u qëllua me disa plumba përmes xhamit të shoferit, duke marrë tre goditje fatale—një në këmbë dhe dy në zonën e kraharorit. Viktima humbi jetën në vend, ndërsa policia franceze ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj vrasjeje të tipit mafioz.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.