E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Frëngjishtja e  Ramës lë në hije Kryeministren e Serbisë, Ana Brnabic.
Lajme

Frëngjishtja e Ramës lë në hije Kryeministren e Serbisë, Ana Brnabic.

Me një frëngjishte të pagabueshme, Edi Rama, ishte ylli në konferencën e përbashkët gjatë edicionit të dhjetë të Konferencës së Politikave Botërore që e u mbajt në Marakesh të Marokut, duke e lënë në hije Kryeministren e Serbisë, Ana Brnabic.

Pavarësisht nga ndasitë në lidhje me Kosovën, nënvizon gazeta franceze “Le Journal dy Dimanche”, që publikoi edhe një video me dy intervistat (http://dai.ly/x67nsmn), ata e vendosën theksin një pikë të përbashkët: Europa duhet t’u hapë portën.

“Ishte një mundësi e mirë për të treguar një shembull, për të cilin unë jam krenar për përpjekjet për të krijuar një rajon paqeje dhe bashkëpunimi në Ballkan për të zgjedhur Europën”, – tha Rama në frëngjisht.

“Nuk do të ketë paqe në Europë nëse vendet e Ballkanit nuk bëjnë pjesë në të, – tha në anglisht Brnabic. – Dhe nuk do të ketë paqe në këto vende nëse ato nuk do të bëjnë pjesë në Europë”.

Dy kryeministrat folën me presidentin e Konferencës së Politikave Botërore dhe bashkëthemeluesin, Thierry de Montbrial.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.