E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Frika nga kontakti me coronavirusin, roboti ua shpërndanë ushqimin njerëzve në “hotelin karantinë” në Kinë
Publik News

Frika nga kontakti me coronavirusin, roboti ua shpërndanë ushqimin njerëzve në “hotelin karantinë” në Kinë

“Përshëndetje të gjithëve. Little Peanut po ju shërben tani ushqimin”, thoshte roboti, sipas një përkthimi. “Shijoni vaktin tuaj. Nëse keni nevojë për ndonjë gjë tjetër, ju lutemi dërgoni mesazh stafit në WeChat”.

Siç thuhet më tej, shumë robotë u punësuan në secilin kat të hotelit 16-katësh të hënën dhe të martën për të zvogëluar kontaktin njerëzor dhe për të parandaluar përhapjen e coronavirusit të ri, 2019-nCoV, raportoi Reuters.

Pasagjerët nga një fluturim në Hangzhou nga Singapori janë në karantinë pasi dy prej më shumë se 335 personave në aeroplan u gjetën me ethe.

Që nga e mërkura në mëngjes me kohën lokale, coronavirusi kishte vrarë mbi 100 njerëz në Kinë dhe infektoi gati 6,000 njerëz në të gjithë botën.

Ajo është përhapur edhe jashtë Kinës, si në Australi, Kamboxhia, Kanada, Francë, Gjermani, Bregun e Fildishtë, Japoni, Malajzi, Nepal, Singapor, Korenë e Jugut, Sri Lanka, Tajvan, Tajlandë, SHBA dhe Vietnam.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.