E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Frika nga përhapja e virusit! Ndalohet çifti kinez në Durrës!
Publik News

Frika nga përhapja e virusit! Ndalohet çifti kinez në Durrës!

“Ora News” raporton se çifti i është nënshtruar kontrollit mjekësor për të verifikuar nëse ka qenë i infektuar me koronavirusin e ri.

Ndalimi i tyre për të kryer verifikimet është bërë të shtunën. Pas kontrollit mjekësor ka rezultuar se çifti ishte i pastër dhe nuk ishte i infektuar.

Ata kishin 3 muaj që udhëtonin nëpër Evropë përpara se të mbërrinin në Shqipëri dhe pas kontrolleve mjekësore janë lënë të lirë.

Kinezët janë turistët më të mëdhenj në mbarë botën dhe kjo periudhë që është përhapur koronavirusi, përkon me festimet e Vitit të Ri dhe ditët pushim që kanë bërë që shumica e popullsisë të udhëtojë nëpër botë!

Virusi është kthyer në një shqetësim ndërkombëtar, pasi vetëm brenda natës së djeshme kanë ndërruar jetë mbi 20 persona të infektuar dhe numri i viktimave deri tani ka shkuar në 106.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.