Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video me informacione të dobishme mbi prekshërinë, vdekshmërinë nga koronavirusi që aktulisht po ‘gjunjëzon’ botën, për shkak të shpërndarjes masive dhe numrit të lartë të viktimave dhe të infektuarve
Në videon e publikuar nga Rama thuhet se 80% e të prekurve nuk do të kenë asnjë shenjë dhe do ta kalojnë koronavirusin pa e marrë vesh ndërsa 80% e atyre që kanë shenja do t’a kalojnë si një grip të zakonshëm në shtëpi.
“2 minuta informacion shumë i dobishëm për të mësuar mbi prekshmërinë, vdekshmërinë dhe shërueshmërinë nga virusi që po sulmon botën.
80% e të prekurve nuk do të kenë asnjë shenjë dhe do ta kalojnë pa e marrë vesh. 80% e atyre që kanë shenja do t’a kalojnë si një grip të zakonshëm në shtëpi. Frikë aspak, kujdes po”, shkruan Rama krahas videos që ka publikuar.



