Frikë nga protesta/ Policia nis bllokimin e qytetarëve në autostradë
Vendimi i menjëhershëm për të nisur punimet në aksin Tiranë-Qafë Kashari duket se i ka kapur të papërgatitur qytetarët. Devijimi i trafikut ka shkaktuar kaos dhe trafik në këtë zonë, e cila ka një ngarkesë të madhe për shkak të afërsisë me shumë biznese dhe me aeroportin ndërkombëtar të Rinasit.
Një qytetare ka denoncuar pranë redaksisë së Syri.net këtë anomali, duke u shprehur se ishte detyruar të kthehej dy herë në Tiranë pasi shpjegimi që i kishte dhënë punonjësi i policisë ishte “lajmi është dhënë në televizion”,.
“Ja në çfarë shteti jetojmë. Erdha nga Tirana në Rinas, nga rruga dytësore, dhe pak para se te arrish tek Qafa e Kasharit policia kishte bllokuar rrugen, duke të detyruar të kthehesh edhe një herë ne Tiranë. Ndërkohë që shpjegimi që polici jep është që, “lajmi është dhënë në televizor”, shkruan denoncuesja në postën elektronike të Syri.net.
Për të njëjtën çështje reagoi dje edhe Partia Demokratike, sipas së cilës, ky vendim i qeverisë për të nisur punimet në këtë aks lidhet me protestën e thirrur nga opozita më 16 Shkurtit në Tiranë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



