Frikë nga shkarkimi? Përgjigjet Meta: Nuk kam hallin e Venecias, por…
Presidenti Ilir Meta, ndërsa ka komentuar vendimin e mazhorancës për ta dërguar kërkesën për shkarkimin e tij në Komisionin e Venecias, i pyetur nga gazetarët nëse ka frikë nga përgjigja e një institucioni ndërkombëtar, tha se as nga Komisioni i Venecias dhe as nga Bienalja e Venecias nuk ka frikë.
“As nga Komisioni i Venecias, as nga Bienalja e Venecias, të cilën ua kam mbajtur sekret, por e vizitova tani që mora ‘Luanin e Artë’ dhe është diçka frymëzuese.
Nuk kam hallin e Venecias, por që të dalë mbi ujë gjyqi i Bechettit dhe që qeveria ta ftojë, se është faturë e madhe për shqiptarët, nëse ka dështim dhe të shikojë të hapë sytë për gjithë proceset e tjera që janë në gjykatat evropiane, sepse janë kosto të mëdha për të gjithë shqiptarët”, ka deklaruar Meta.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



