E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Frrok Gjini pranon mandatin që la  Benet Beci
Politikë

Frrok Gjini pranon mandatin që la Benet Beci

Frrok Gjini pritet që nesër të marrë mandatin e deputetit dhe në seancën më të parë do të betohet për t’u bërë deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipëri. Gjini do të jetë përfaqësues i zgjedhur në Qarkun e Shkodrës nga lista e Partisë Socialiste, pasi do të zevëndësojë kështu Benet Becin, që la mandatin për të garuar si kryebashkiak. Mandatin i Becit i kalonte Ilir Beqajt, por ish ministri ka refuzuar duke ia kaluar kështu radhën Gjinit.

Janë 5 deputetë që lanë mandatin e deputetit për të garuar si kryetar Bashkie. Nga kampi opozitar, hoqën dorë nga mandate Luçiano Boçi, i cili u zëvendësua nga Qani Xhafa. Belind Këlliçi, që u zëvendësua nga Asllan Dogjani. Zef Hila që kandidon në Vaun e Dejës për Rithemelimin, u zëvendësua nga Ludovik Hasani. Nga mazhoranca dy deputetë, Benet Beci në Shkodër, që pritet të zëvendësohet nesër nga Frrok Gjini si dhe Besjan Ajazi që kandidon në Gramsh, mandati i deputetit i kalon Shkëlqim Bullarit.

Lista

Luciano Boçi-Elbasan      PD           (Qani Xhafa)

Belind Këlliçi-Tiranë         PD            (Asllan Dogjani)

Zef Hila – Shkodër            PD          (Ludovik Hasani)

Benet Beci- Shkodër        PS          (Frrok Gjini )

Besjan Ajazi- Gramsh       PS          (Shkëlqim Bullari)

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.