Fshati i izoluar prej ditësh nga bora, qytetari bën apel
Të bllokuar prej ditësh nga bora e madhe që ka rënë në Fushë-Bulqizë një qytetar ka gjetur ,mënyrën më të mirë për t’i bërë thirrje autoriteteve përgjegjëse që të marrin masa për jetët e njerëzve.
Ai ka shpërndarë videon në faqe të ndryshme ku paraqet situatën e vështirë nga izolimi i borë ku kërkon ndihmë.
“Këtu jemi në fshatin Koçaj në Fushë-Bulqizë, ku siç thotë mesazhdërguesi, banorët janë të bllokuar prej disa ditësh dhe askush nuk u ka ardhur në ndihmë. Pamjet flasin vet, ndërsa komenti i djalit është mëse i mjaftueshëm”, shkruan qytetari.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



