Fshatrat e Shqipërisë digjen, Vëngu bën foto me dron Bajraktar
Kjo video nuk ka nevojë për koment!
Zjarret i shuajmë me shkurre, shtëpitë i prishim me fadroma, por satelitët dhe dronët i kemi gati për çdo foto ‘heroike’.”
Në Shqipërinë tonë dixhitale, ku teknologjia e NATO-s lidhet me zorrët e gomistëve dhe traktorët shërbejnë si helikopterë, Ministria e Mbrojtjes njofton krenare: Bayraktarët po monitorojnë zjarret! Jo për t’i shuar, jo për të ndihmuar zjarrfikësit me çizme të shpuara, por për të bërë “scan” nga ajri dhe like në Facebook.
Shteti i dronëve, që sheh gjithçka nga qielli, por nuk arrin të dërgojë një autobot me ujë në një fshat që digjet. Tre fshatra evakuohen në Delvinë, ndërkohë që flakët i ndjekin me kamerat HD dhe bëjnë storytelling 4K.
Duket se kemi hyrë në epokën ku zjarrin nuk e shuajmë, por e dokumentojmë. Një video e bukur, një caption patetik dhe çdo katastrofë bëhet kontent. Zjarrfikësit realë? Ata nuk duken në video, sepse janë në pushim ose me bidona bosh.
Kjo është qeverisja moderne: Zjarr + Bayraktar = performancë publike, ndërsa populli digjet dhe mbledh shkurre për të mbuluar djegien.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



