Ftesa nga Veliaj ters për Ricky Martin, ndahet nga burri, pak ditë para se të vijë në Tiranë
Ftesa për një koncert në Tiranë nga Erion Veliaj duket se i ka sjellë ters yllit të muzikës, Ricky Martin. Ky i fundit ka njoftuar se do të ndahet me partnerin e tij, Jwan Yosef, pas gjashtë vitesh martesë. Lajmin e kanë njoftuar së bashku në një intervistë për “People”.

“Ne kemi vendosur t’i japim fund martesës sonë me dashuri, respekt dhe dinjitet për fëmijët tanë dhe duke nderuar atë që kemi përjetuar si çift gjatë gjithë këtyre viteve të mrekullueshme.
Dëshira jonë më e madhe tani është të vazhdojmë të kemi një dinamikë të shëndetshme familjare dhe një marrëdhënie të përqendruar në paqe dhe miqësi për të vazhduar edukimin e përbashkët të fëmijëve tanë, duke ruajtur respektin dhe dashurinë që kemi për njëri-tjetrin”, u shpreh çifti.
Martin dhe Yosef kanë vajzën Lucia, e lindur në vitin 2018 dhe djalin Renn, i lindur në 2019-ën. Ricky Martin ka gjithashtu djem binjakë, Matteo dhe Valentino, të lindur në vitin 2008. Fëmijët janë të lindur nga nëna bartëse.
Pak ditë më parë në Tiranë ishte për një koncert Enrique Iglesias dhe mori Çelësin e Qytetit të Tiranës! Veliaj e cilesoi Xhevahiri më i mirë i Spanjës dhe muzikës latine

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti sot, pak minuta përpara koncertit në Sheshin Skënderbej, këngëtarin e famshëm, Enrique Iglesias.
Veliaj e konsideroi një kënaqësi të jashtëzakonshme faktin që xhevahiri i mirë i Spanjës dhe muzikës latine është sot me ne në Tiranë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



