E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fuga në një linjë me Ramën
Lajme

Fuga në një linjë me Ramën

I futuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, akademiku Artan Fuga, është shprehur se buxheti që ju mohua Akademisë nuk është një vendim i drejtë nga kryeministri Rama, duke pranuar se në të tilla kushte ai nuk do të kishte pranuar të ishte në krye të Akademisë së Shkencave.

Por sipas Fugës të kërkosh buxhete pa thënë se si do ta menaxhosh atë dhe se ç’plane ka për vënien në punë të tij është një gjë e gabuar.

“Unë i qëndroj pikëpamjes time se vetëm të kërkosh buxhete pa thënë se çdo t’i sjellësh buxhetit është një politikë financiare e gabuar që ka hyrë si një sëmundje prej kohës kur institucionet publike ishin shtetërore dhe vetëm merrnin dhe nuk jepnin. Unë i qëndroj strategjisë se Akademia e Shkencave sikurse të gjitha agjensitë që kanë të bëjnë me industrinë e krijimit jo vetëm duhet të marrin nga buxheti, por duhet të kontribuojnë në buxhet. Ky është problem që unë nuk jam akoma i pranuar dhe i kuptuar dhe i pranuar në Akademi”, deklaroi akademiku Artan Fuga.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.