E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fundjavë me shira dhe dëborë
Lajme

Fundjavë me shira dhe dëborë

Fundjava vijon me vranësira dhe shira në pjesën më të madhe të vendit dhe me dëborë në zonat malore mbi 700 m nga niveli i detit. Dita e diel nis me vranësira e reshje të pakta por mesdita sjell intensitet mesatar deri të lartë të shirave në pjesën më të madhe të Shqipërisë por dëborë të dendur në zonat malore, njofton Meteoalb.

Pasditja dhe mbrëmja zgjerojnë shtrirjen e dëborës deri në 300 – 400 m mbi nivel deti por zonat me reshje do të jenë të pakta, kryesisht ato lindore. Gjatë natës pritet përmirësim i motit ndërsa zonat lindore dhe kryesisht juglindja, mbeten me reshje të pakta dëbore.

Temperaturat sot kanë shënuar rritje në mëngjes dhe mesditë duke lënë vetëm zonat e thella malore me temperatura negative ndërsa nesër temperaturat bien sërisht me 3°C në mëngjes; rënie që vijon më e ndjeshme pasdite dhe gjatë natës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.