E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fundoset anija e mallrave në brigjet turke, anëtarët e ekuipazhit të zhdukur
Bota

Fundoset anija e mallrave në brigjet turke, anëtarët e ekuipazhit të zhdukur

Një anije mallrash është fundosur në brigjet e Turqisë, pasi ishte nisur drejt Ukrainës.

Zyrtarët turq raportuan se ekipet e shpëtimit po përpiqen të gjejnë nëntë anëtarë të ekuipazhit nga “The Joe 2”, ndërsa pesë janë shpëtuar në ujërat pranë Kumluca, në provincën e Antalias. Sipas mediave të huaja 14 anëtarët e ekuipazhit ishin nga Siria.

Dy anëtarë të ekuipazhit u shpëtuan nga helikopterët e rojes bregdetare, ndërsa tre të tjerë u shpëtuan nga mjetet lundruese aty pranë.

Shkaku i fundosjes së anijes nuk është ende i qartë, por një telefonatë nga mjeti i lundrimit për probleme u bë në mëngjes.

Komanda e rojes bregdetare turke dërgoi disa varka dhe dy helikopterë për t’i ardhur në ndihmë anijes së mallrave.

pNjë hetim ka nisur nga kryeprokuroria për atë që ndodhi në anijen, e cila ishte nisur nga porti turk i Iskenderun

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.