E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fundoset në 80 metra thellësi veliera e italianit në Sarandë
Lajme

Fundoset në 80 metra thellësi veliera e italianit në Sarandë

Një velierë është mbytur rreth 8 milje detare larg Sarandës në afërsi të kepit të Qefalit.

Drejtuesi i velierës që ishte personi i vetëm i ekuipazhit të anijes është shpëtuar nga policia pas lëshimit të sinjalit për ndihmë.

Ai është italian ndërsa nuk dihet nëse veliera ishte në pronësi të tij apo ishte marrë me qira në Korfuz.

Itinerari i synuar ishte Saranda. Janë duke u hetuar shkaqet e ngjarjes, ndërsa kushtet atmosferike janë përjashtuar si shkak pasi deti ka qenë i qetë dhe pa erë.

Policia kufitare është në vendngjarje ndërsa anija dyshohet të jetë zhytur në thellësinë 80 m.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.