Fuqia për te ndryshuar !
Ekziston një dallim ndërmjet përgjegjësisë dhe fajit. Kur flasim për përgjegjësinë, flasim për fuqinë. Kur flasim për fajin, fjala është për mungesën e fuqisë.
PËRGJEGJËSIA ËSHTË DHURATË, SEPSE TË JEP MUNDËSINË PËR T’I NDRYSHUAR GJËRAT. Për fat të keq, disa njerëz përgjegjësinë e interpretojnë si fajësi. Ata njerëz rëndom të gjitha i pranojnë si fajësi në këtë apo atë mënyrë, sepse janë mësuar ta fajësojnë veten e tyre ose t’i fajësojnë të tjerët. Në një nivel është mjaft komode të jetohet si viktimë, sepse atëherë fajtorë janë njerëzit e tjerë, kurse ne nuk kemi asnjë nevojë që të ndryshojmë. Në qoftë se njerëzit insistojnë në ndjenjën e fajësisë, atëherë këtu nuk mund të bëhet shumë.
Ata, ose i pranojnë shpjegimet e tjera, ose jo. E mira e së mirës është që njerëzit e tillë t’i lëmë të qetë. Nuk jemi ne përgjegjës pse ata VUAJNË NGA NDJENJA E FAJËSISË.
Të gjithë ne jemi edhe mësues, edhe nxënës.
Shtroja vetes këtë pyetje: “në këtë çast çka është ajo që duhet ta mësoj, e ç’është ajo që mund t’i këshilloj të tjerët?”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



