Fuqizohen reshjet, ja çfarë pritet të ndodhë gjatë natës
Orët vijuese parashikohet të sjellin fuqizim të përkohshëm të shirave fillimisht në ultësirën perëndimore dhe gradualisht në Qendër dhe Veri. Reshje që vijojnë edhe orët e para pas mesnatës ndërsa në zonat malore shfaqen reshje dëbore.
Sipas Meteoalb: Paraditja e së dielës dhe orët vijuese kalojnë gradualisht në kushtet reshjeve të pakta në pjesën më të madhe të vendit. Dita e hënë mbetet me vranësirat të shpeshta por reshje të pakta në Jug dhe më pak Qendra e Veriu. Pjesa e dytë e së hënës dhe ditët vijuese sjellin mot kryesisht të kthjellët por të freskët.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



