E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Furnizonin’ Lushnjën me drogë, 3 të arrestuar (EMRAT)
Lajme

‘Furnizonin’ Lushnjën me drogë, 3 të arrestuar (EMRAT)

LUSHNJE- Policia e Lushnjës godet 1 grup, i cili shpërndante droga të forta në qytetin e Lushnjes.Burime zyrtare pohuan se ne kuader të operacionit te koduar “Louse” ne pranga rane 3 persona. Operacion me metoda proaktive nga Komisariati i Lushnjes, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier dhe Prokuroria Lushnje. Sekuestrohen 30 doza lëndë narkotike e dyshuar Heroinë, një sasi me lëndë narkotike Cannabis Sativa dhe 1 pistoletë me 8 fishekë.

Pas një hetimi 3 mujor të ndjekur me metodat proaktive nga efektivët e Komisariatit të Lushnjes, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i tre shtetasve:

1.Ervis Çoku, 34 vjeç. banues në Lushnje.
2.Erjon Çoku, 39 vjeç, banues në Lushnje.
3.Ervin Kiptiu, 38 vjeç, banues në Lushnje.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në ambjentet e frekuentuara nga personat e lartëpërmendur janë gjetur dhe sekuestruar:

•30 doza me lëndë narkotike e dyshuar Heroinë

•Një sasi lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

•Një armë zjarri e tipit pistoletë zastava

•Një krëhër me 8 copë fishekë.

Për të tre shtetasit e arrestuar, Gjykata e Shkallës së Parë Lushnje ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal.

Po vijohet me veprimet e mëtejshme hetimore me qëllim dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale si dhe bashkëpuntorëve të tjerë të perfshirë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.