E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Furnizonte protestuesit me lëndë piroteknike, arrestohet 24-vjeçari në Tiranë
Lajme

Furnizonte protestuesit me lëndë piroteknike, arrestohet 24-vjeçari në Tiranë

Një 24-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se furnizonte me lëndë piroteknike persona të përfshirë në protestat e zhvilluara gjatë tri ditëve të fundit në kryeqytet.

Operacioni policor, i koduar “Fireworks”, çoi në zbulimin e një banese në rrugën “Jargavani”, ku i riu dyshohet se kishte grumbulluar sasi të konsiderueshme materialesh piroteknike.

Gjatë kontrollit, policia sekuestroi 344 kuti me lëndë piroteknike të llojeve të ndryshme, me një vlerë të përllogaritur prej rreth 40 mijë eurosh.

Sipas Policisë, nga hetimet paraprake dyshohet se materialet ishin magazinuar me qëllim përdorimin në veprimtari të kundërligjshme. Gjithashtu, 24-vjeçari dyshohet se ua siguronte këto lëndë personave të maskuar, të cilët janë përfshirë në akte dhune gjatë protestave të fundit.

Materialet procedurale për rastin i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, e cila do të vijojë veprimet e mëtejshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Hetimet pritet të sqarojnë rolin e të arrestuarit dhe destinacionin e materialeve piroteknike të sekuestruara.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.