E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FURNIZONTE VRASËSIT DHE KRIMINELËT/ Kush është 65 vjeçari RAMAZAN ALLA. I dha ryshfet policit kur…
Publik News

FURNIZONTE VRASËSIT DHE KRIMINELËT/ Kush është 65 vjeçari RAMAZAN ALLA. I dha ryshfet policit kur…

Dalin në dritë detaje të reja në lidhje me operacionin ‘Baza’ që bëri të mundur zbulimin dhe sekuestrimin e nje arsenali të vërtete armesh nga policet e komisariatit Nr.6 në Tiranë.

Personi i arrestuar në flagrancë në këtë operacion është Ramazan Alla 64 vjec.

Në vitin 2012 ai ishte kapur nga forcat e rendit sërish për armëmbajtje pa leje.

Në atë kohë ai i dha ryshfet një shefi krimesh në policinë e Tiranës për ti shpëtuar prangave e për këtë efektivi i policisë u arrestua.

Ndërkohe për momentin policia nuk bën të ditura detaj të tjera në lidhje me operacionin e fundit këtë të premte ndërsa mësohet se i arrestuari po merret në pyetje lidhur me klientelën e armëve pasi dyshohet se janë përdorur në ngjarje të rënda.

Ramazan Alla e  kishte përshtatur banesën e tij si magazinë për 3 automatik, 3 snajpera, 3 armë sportive si dhe municion luftarak të llojeve të ndryshme, silenciatorë dhe pjesë armësh zjarri.

VIDEO

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2232657787020580/

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.