E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Furtuna’ në qeveri, dy ministrat që Rama u la afat dhe cilët nuk i përmendi fare
Politikë

‘Furtuna’ në qeveri, dy ministrat që Rama u la afat dhe cilët nuk i përmendi fare

Teksa njoftoi një nga një gjithë ministrat që largoi nga kabineti qeveritar, duke i atribuuar padyshim shumë falënderime për punën, sipas tij, kolosale të kryer, kryeministri Edi Rama ka veçuar dy ministra të Qeverisë, që do të vazhdojnë të mbeten në detyrë, por me një paralajmërim: Afat deri në muajin qershor për të mbërritur objektivin që ai pret prej tyre.

klosi

Bëhet fjalë pikërisht për ministrin e Mjedisit, Blendi Klosi dhe ministren e Shendetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ogerta Manastirliu.

“Blendi Klosi e di afatin që ka, deri në fund të qershorit, e di edhe detyrën që ka e nëse do ta zbatojë do të jetë gëzimi për fitoren e plotë të zgjedhjeve në qarkun e Beratit. Po kështu Ogerta e di shumë mirë se ca pritet prej saj në gjashtë muajt e ardhshëm”- tha Rama, pa bërë komente të tjera.

Nuk mund të mos binte në sy fakti që në atë fjalë të gjatë disa prej ministrave nuk u përmendën nga Rama. Pikërisht, ministri për Diasporën Pandeli Majko; ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.