E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Furtunë shkarkimesh në Hipoteka dhe ALUIZNI
Lajme

Furtunë shkarkimesh në Hipoteka dhe ALUIZNI

Masat antikorrupsion që kanë ndërmarrë qeveria kanë nisur të japin rezultatet e para konkrete. 25 punonjës të administratës publike, përkatësisht të ZRPP dhe ALUIZNI-t janë dërguar për ndjekje penale vetëm gjatë periudhës 16 prill – 30 maj 2018, të akuzuar për veprën penale të korrupsionit.

Këto detaje janë bërë të ditura nga Minsitrja e Drejtësisë, gjatë një takimi me banorët në Vlorë.

 

 

Gjonaj 31 maj

“Me banorët e njësive administrative Orikum dhe Qendër në qarkun e Vlorës në kuadër të turit të llogaridhënies “Puna për Shqipërinë që duam”, diskutuam për problematikat e pronës, investimet në infrastrukturë , luftën kundër korrupsionit në administratën publike dhe çështje të tjera që lidhen me përgjegjësitë e qeverisjes vendore”, shkruan në Facebook Gjonaj.

Ndërsa më tej shtoi gjatë fjalës së saj se: Që nga 16 prilli deri në 30 maj, pra në një periudhë 1 muaj e gjysmë janë dërguar për ndjekje penale 25 zyrtarë të Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe ALUIZNI-t. Pra vetëm në 1 muaj e gjysmë janë marrë masa represive duke përfshirë që nga regjistruesit dhe deri te punonjësit më të thjeshtë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.