E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fushë Arrëz/ I riu me probleme të shëndetit mendor, tentoi të vetëdigjet me benzinë
Lajme

Fushë Arrëz/ I riu me probleme të shëndetit mendor, tentoi të vetëdigjet me benzinë

Një person ka tentuar të vetëdigjet me benzine në mjediset e bashkisë së Fushë Arrëzit. Bëhet fjalë për shtetasin Tonin Lleshi.

Mësohet se i riu, që dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, ka kërkuar që të takojë kryebashkiakun për të vazhduar shkollën e lartë. Pasi u informua për situatën, kryebashkiaku Hil Curri ka kontaktuar me të riun, ndërsa theksoi se fatmirësisht nga ngjarja nuk ka pasur asnjë person të lënduar. Për ngjarjen në fjalë ka ndërhyrë edhe policia, ndërsa pritet që i riu të transportohet në spitalin e Shkodrës.

Ndërkohë, kjo nuk është hera e parë që tenton të ndërmarrë akt ekstrem, pasi më herët kishte tentuar që të hidhej nga ura.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.