E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fushë-Krujë, atentati me armë, dyshohet për disa viktima
Publik News

Fushë-Krujë, atentati me armë, dyshohet për disa viktima

Dyshohet për 3 persona të vrarë në Fushë-Krujë pas një atentati që ndodhi pasditen e sotme. Nga informacionet paraprake mësohet se një viktimë ndodhet pranë makinës jashtë, ndërsa mjeti është përfshirë nga flakët, por ka dyshime se brenda ka dhe 2 persona të tjerë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të mbikalimit të Fushë-Krujës ku persona të paidentifikuar, kanë qëlluar me armë drejt një automjeti.

Policia bën me dije se drejt automjetit në mbikalimin e Fushë-Krujës është qëlluam me breshëri automatiku dhe janë zbrazur 50 plumba

Si pasojë, ka mbetur i vrarë një person.

Siç shihet nga pamjet, makina më pas është përfshirë flakët.

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, teksa policia ka shkuar në vendngjarje për të nisur hetimet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.