Po shikoja deklaratën e mjekes që akuzohet se abuzonte me pacientët me kancer.
Më bëri përshtypje një moment kur tha “Unë përfaqësojë veten time”.
Ky është thelbi i shtetit që kemi ndërtuar në këto 34 vite.
Një shtet i shthurur prej individualizmit dhe interesit privat, ku secili kujdeset vetëm për vete.
Kryeministri e trajton qeverinë si çiflig personal.
Kryetari i bashkisë e trajton pronën publike si ta ketë trashëgim nga baba.
Drejtori i spitalit apo rektori i universitetit i kthen hapësirat publike në parcela familjare.
Dhe në fund mjeku apo pedagogu e kthen spitalin në dyqan privat.
Domosdo, po pe interesin vetjak, nuk të bën fare përshtypje as të shesësh vendet e punës, as të shesësh ilaçet dhe as të rrëmbesh buxhetin e shtetit.
Se e konsideron që pushteti të është dhënë për të zgjidhur hallet e tua.
Prandaj kjo shoqëri do të shpëtojë nga korrupsioni, por vetëm duke vendosur në pozione publike njerëz që e kuptojnë se bashkë me pushtetin publik vjen edhe përgjegjësia publike.
Do të ndryshojë duke promovuar njerëz që nuk janë aty vetëm për vete, por edhe për Shqipërinë.
Shqipëria do ndryshojë por vetëm kur të krijojmë komunitete, jo thjesht shumatore individësh, dhe kur të ushqejmë ndërgjegjien institucionale.
Shqipëria do ndryshojë, por më parë duhet thurur.



