E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
G7 nuk toleron Rusinë për sanksionet, shpreh mbështetjen e pakufizuar për Ukrainën
Bota

G7 nuk toleron Rusinë për sanksionet, shpreh mbështetjen e pakufizuar për Ukrainën

Vendet e G7 synojnë të kundërshtojnë çdo përpjekje të Rusisë për t’iu shmangur sanksioneve të vendosura për situatën në Ukrainë, si dhe të mbështesin Ukrainën për aq kohë sa është e nevojshme, sipas një deklarate të përbashkët të miratuar të shtunën pas takimit të ministrave të financave të vendeve anëtare dhe guvernatorët e bankave qendrore në qytetin japonez të Niigata.

“Ne mbetemi të përkushtuar për të kundërshtuar çdo përpjekje për të shmangur dhe minuar masat tona të sanksioneve. Ne përsërisim mbështetjen tonë të palëkundur për Ukrainën për aq kohë sa duhet”, thuhet në deklaratë.

Anëtarët e G7 u bënë thirrje vendeve të tjera që të bashkohen me masat kundër Rusisë dhe përpjekjet për të forcuar zbatimin e tyre, duke shtuar se ata gjithashtu do të sigurojnë që asetet sovrane të Rusisë në juridiksionet e tyre të mbeten të palëvizura derisa të zgjidhet konflikti ukrainas.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.