E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gabimi që bëjmë gjithmonë  në mëngjes
Publik News

Gabimi që bëjmë gjithmonë në mëngjes

Mëngjesi është një ndër vaktet më të rëndësishme gjatë ditës dhe për këtë gjithmonë duhet të kujdesemi që të jemi të rregullt me konsumimin e tij.

Ndodh që dita të jetë e ngarkuar që në mëngjes dhe për këtë shpesh ne mund ta kalojmë këtë vakt, por është vertetuar se nëse ndodh një gjë e tillë atëherë në drekë këta persona konsumojnë më shumë ushqim.

Sipas ekspertes së dietës në Qendrën Mjekësore Northëest Houston, Emily Banes, këtë gabim e kemi bërë të gjithë të paktën disa herë gjatë jetës sonë, raste të ndodhura për një sërë arsyesh.

Disa persona nuk konsumojnë vaktin e mëngjesit sepse e konsiderojnë atë si një vakt që iu shton oreksin dhe peshën. Një tjetër dilemë për personat që konsumojnë mëngjes është një mëngjes i lehtë apo i rëndë në kalori.

Keni dëgjuar jo në pak raste që t’ju thonë “mos e lini stomakun kurrë bosh, një frut ose një fetë bukë të mban gjithë ditën energjik”.

Por, nga ritmi i ditës dhe për shkak se ora ikën shumë shpejt në mëngjes, ne dalim me stomakun bosh, gjë që nutricionistët ndërkombëtarë e quajnë gabimin e parë të ditës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.