Gabriel: Nëse parlamenti vazhdon të bllokohet rruga e BE-së do jetë më e gjatë dhe jeta e shqiptarëve më e vështirë.
Ministri gjerman Gabriel është treguar mjaft i qartë në lidhje me qëndrimin që ka Gjermania për bojkotin e opozitës.
Gabriel deklaroi se përmes bojkotit dhe protestave të opozitës po synohet që të bllokohet Reforma në Drejtësi, duke paralajmëruar se në rast se një gjë e tillë do të ndodhë atëherë Shqipëria do të largohet më shumë nga BE-ja.
Zyrtari i lartë gjerman kishte një përgjigje edhe në rast se opozita nuk merr pjesë në zgjedhje, kur tha se interesi i saj nuk duhet të jetë kaosi në vend.
Gabriel: Përgjigja ime është e qartë: Nëse parlamenti vazhdon të bllokohet rruga e BE-së do jetë më e gjatë dhe jeta e shqiptarëve më e vështirë.
Interesi kombëtar i opozitës nuk mund të jetë kaosi i vendit, Unë mendoj që do duhet të bëjmë apel ndjenjës së përgjegjësisë së atyre që e kanë çuar Shqipërinë në një kryqëzim duke shpikur edhe teori komplotesh , në rast pakënaqësish zoti Basha duhej të bënte propozimet se si mund të mbërrihej në zgjedhje të lira e të ndershme. Nëse dëshiron opozita mund të bëjmë më shumë drejt kësaj por nuk është rruga bllokimi
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



