E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gafa e  Ramës  :Të bëhet paqja përfundimtare Shqipëri-Kosovë
Lajme

Gafa e Ramës :Të bëhet paqja përfundimtare Shqipëri-Kosovë

Lapsusi  i Edi Ramës gjatë fjalimit në samitin e Open Balkan në Ohër, ishte ku e më ku spektakolar sesa pengimi i tij, që gati e rrëzoi në skenë dhe që u bë lajmi pikant i të gjitha mediave.

Duke folur se si afrimi përmes interesave që nxit Ballkani i Hapur, se si bashkëpunimi për krizën e grurit apo të energjisë, do ti paqtojë edhe vendet armike Rama ngatërroi  pa dashje Prishtinën me Beogradin.

 “Vetëm duke lënë pas të shkuarën dhe duke shtuar bashkëpunimin ne do të mbërrijmë tek paqja përfundimtare mes Kosovës dhe Shqipërisë” tha kryeministri i vendit më të madh të shqiptarëve.

Në fakt, pavarësisht se kjo qe një gafë, sot, në kuadrin e Open Balkan mund të flitet realisht për paqe mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Presidenti serb shkrihej së qeshuri kur gjatë fjalimit të tij Rama ironizonte me faktin se Vuçiçi nuk është bajlozi që do na pijë ujërat e detrave tona. Të dy politikanët dukeshin si vëllezër, ndërkohë që Rama me Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin duken si armiq.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.