E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gara për kreun e SPAK, BE “zbarkon” në Prokurorinë e Posaçme
Lajme

Gara për kreun e SPAK, BE “zbarkon” në Prokurorinë e Posaçme

Përfaqësues të Bashkimit Europian në Tiranë janë përfshirë drejtpërdrejt në zhvillimet e fundit për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, duke zhvilluar takime informale, por me peshë, me të katër kandidatët në garë.

Mësohet se dy përfaqësues të BE-së kanë vizituar ambientet e SPAK dhe kanë zhvilluar biseda veçmas me secilin nga kandidatët, Klodian Braho, Elvin Gokaj, Adnan Xholi dhe Doloreza Musabelliu.

Në takime, përfaqësuesit europianë janë interesuar për platformën profesionale, vizionin që kandidatët kanë për drejtimin e SPAK, si dhe nëse ata kanë rezerva apo shqetësime mbi procesin e përzgjedhjes.

Burimet bëjnë me dije se këto biseda janë zhvilluar në një klimë miqësore, por me interes të qartë nga ana e ndërkombëtarëve për të garantuar që gara të jetë transparente dhe e pakontestueshme.

Ky angazhim i BE-së vjen pas disa takimeve që edhe përfaqësues të SHBA-ve kanë zhvilluar pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) dhe SPAK, duke kërkuar që procesi të mos ndikohet nga asnjë formë presioni apo ndikimi politik.

Kreut aktual të SPAK, Altin Dumani, i përfundon mandati më 18 dhjetor 2025, pas së cilës do të vazhdojë detyrën si prokuror në këtë strukturë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.