E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
GARA PËR PROKUROR NË SPAK, SKUALIFIKOHEN TRE KANDIDATË (EMRAT)
Lajme

GARA PËR PROKUROR NË SPAK, SKUALIFIKOHEN TRE KANDIDATË (EMRAT)

Skualifikohen nga gara tre kandidatë për prokurorë në SPAK.

Mësohet se nga gara janë skualifikuar prokurorët  Gëzim Cenaj, Fatmir Hoxha dhe Irena Nino.

Tre prokurorët u skualifikuan pasi janë aktualisht jashtë sistemit të drejtësisë.

Sipas Këshillit të Lartë të Prokurorisë vetëm 25 prej 27 kandidatëve plotësojnë kushtet paraprake.

SPAK-u së bashku me Gjykatën speciale, konsiderohen si dy organet kyçe për të shënuar një kthesë në luftën ndaj korrupsionit në Shqipëri.

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të ketë si objektiv korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe krimin e organizuar.

Prokuroria e Posaçme i kryen funksionet e saj në mënyrë të pavarur, nëpërmjet prokurorëve të posaçëm, të cilët emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.