E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
GARDA DHE RENEA ‘BLINDOJNË’ SHKODRËN, PO SIGUROJNË RAMËN
Politikë

GARDA DHE RENEA ‘BLINDOJNË’ SHKODRËN, PO SIGUROJNË RAMËN

Kryeministri Edi Rama do të mbajë sot në Shkodër një takim elektoral. Ndonëse kryebashkiakja Ademi nuk dha leje, takimi është planifikuar të zhvillohet pasdite rreth orës 18:30.

Sakaq, në kryeqendrën e veriut raportohet të ketë prezencë të shtuar të forcave të policisë. Mësohet se efektivë të Gardës së Republikës dhe RENEA-s ndodhen në terren.

Ndërkohë, nga Kuvendi kryeministri Rama foli për këtë çështje, duke aluduar edhe për përplasje të mundshme.

“Mbase duan të bëjnë një 2 prill tjetër sot pasdite. Sepse historia ka treguar se asgjë nuk ka ndryshuar në kokën e atij që është lideri suprem i Partisë Demokratike. Dhe fatkeqësisht është edhe rezultati i përfshirjes skandaloze të atij që sot është në zyrën e Presidentit, por që e ka humbur këtë të drejtë për të qëndruar në atë zyrë dhe qe i hedh benzinë zjarrit”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.