E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gardianit të burgut i shkrumbojnë banesën në Patos (Video)
Publik News

Gardianit të burgut i shkrumbojnë banesën në Patos (Video)

Një banesë është përfshirë nga flaket në fshatin Kuqar të Patosit mbrëmjen e djeshme.

Burime bëjnë me dije se shtëpia që është shkrumbuar nga flakët është ajo e gardianit të burgut Martin Skendaj, i cili ndodhet në burg si autor i dyshuar për vrasjen e dy të rinjve në ambientet e ambulancës.

Skendaj vrau  Elis Kapaj dhe Manol Rrapaj, pasi ky i fundit dyshohej se kishte një lidhje intime me motrën tij.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfiksët e Patosit dhe policia, teksa mesohet se banesa është shkrumbuar plotësisht. Nga ngjarja nuk ka patur të lenduar pasi familja Skendaj e kishte braktisur banesën pas krimit.

Familja e Martin Skendaj, ishte fqinje me njërin prej viktimave. Nga policia ende nuk ka njoftim zyrtar për shkaqet e rënies së zjarrit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.